incoming është Broker i licencuar nga BQK ( Banka Qendrore e Kosovës ) me Numër të Licencës 20 dhe si subjekt afarist jemi aktiv që nga fillimi i vitit 2003, fillimisht kemi lidhur bashkëpunimin me MAWISTA süd GmbH Plochingen, Stuttgart - Gjermani dhe me Kompaninë e mirënjohur në tregun ndërkombëtar të sigurimeve ELVIA - Allianz Group , me seli në München - Gjermani. Produkti ynë kryesor është Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim dhe vlenë për shtetet që kan nënshkruar marrveshjen Shëngen si dhe vende të tjera ( Ju lutem shiqoni Kushtet e përgjithshme dhe Shtetet Shëngen ).
Ky sigurim i dedikohet të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të vizitojnë vendet e lartcekura dhe atë në mënyrë individuale apo grupore duke përfshirë: viza turistike, viza biznesi, viza për studime, viza për bashkime familjare dhe viza të tjera.
Produktet tona pranohen nga të gjitha ambasadat në Kosovë por edhe në regjion.